Sport

Medvedev për Djokovic: të paktën 400 javë nr. 1


Tenisti rus Daniil Medvdev, mendon se rekordi i Novak Djokovic prej 311 javësh, nuk ka gjasa të thyhet shpejt. Rekord të cilin e vendosi më 8 mars.

Dhe, ndërkohë që Medvdev pret të zërë vendin e Rafael Nadal të hënën (15 mars) në renditjen e Shoqërisë së Tenistëve Profesionistë (ATP), ai ka deklaruar se Djokovic do të qëndrojë të paktën 400 javë në majën e klasifikimit.

“Pikë së pari, mendoj se është një rekord i jashtëzakonshëm”, tha Medvdedev për Sky Sports.

“Në botën e tenisit, qendra e diskutimit janë Grand Slam-et [kompeticionet madhore] më shumë se çdo gjë tjetër. Mënyra se si ai luan dhe vazhdon të luajë, padyshim që më bën të mëndoj se është në gjendje ta zgjasë rekordin më parë të mbajtur nga Roger Federer [310 javë nr. 1].

Medvedev vijon duke theksuar pozitën konkurruese ndaj Djokovic-it:

“Sigurisht që nuk do ta lemë ta bëjë. Unë nuk arrita ndonjë gjë kushedi se çfarë në finalen e Australian Open [finaljakundër Djokovic; Grand Slam-i i 18 i Djokovic] por, të tjerë do ta bëjnë, gjithashtu edhe unë dhe, pikërisht për këtë bëhet fjalë në sport, për konkurrencë: askush nuk do t’ja bëjë të lehtë kalimin, atij do t’i duhet ta meritojë”, tha Medvdev.

Vetëm 11 prej 68 Grand Slam-eve të fundit janë fituar nga tenistë të tjerë – pjesa më e madhe, 58 domëthënë, janë të shpërndarë në Djokovic, Nadal dhe Federer. Ndryshë të njohur si ‘Treshja e Madhe’ – edhe për emrat më të mëdhenj të tenisit, Medvedev nuk i kurseu lëvdatat:

“Siç kam thënë gjithmon, ‘Treshja e Madhe’ është e pabesueshme. Rekordet e tyre me shumë mundësi, nuk do të zhbëhen edhe për 100 vitet e ardhshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore