Sport

Medvedev drejtuar arbitrit: “A je budalla”


Daniil Medvedev shpesh herë është përfshirë me turmat në Melbourne Park në Australi, por të premten, ai humbi gjakftohtësinë ndaj arbitrit duke e quajtur atë budalla gjatë gjysmëfinales së Australian Open kundër Stefanos Tsitsipas.

Teniseri rus pretendonte se Tsitsipas po merrte këshilla nga babai i tij, i cili ishte në tribunë, dhe kjo është kundër rregullave.

25-vjeçari shpërtheu dhe ofendoi arbitrin Jaume Campistol, pasi ai nuk po merrte masa kundër babait të Tsitipas.

Pas një pike të diskutueshme, Medvedev dukshëm i tërbuar u ul dhe më pas i bërtiti arbitrit:

“Babai i tij mund të flasë për çdo pikë. A je budalla?” Medvedev ofendoi arbitrin.

“Babai i tij mund të flasë për çdo pikë. Përgjigju pyetjes sime. A mund të flasë babai i tij për çdo pikë?”

“O Zot, si mund të jesh arbitër kaq i keq në gjysmëfinalen e një Grand Slam?”

“Më shiko mua! Unë jam duke folur me ty!”

“Çfarë do?” Campistol u përgjigj.

“Për t’i dhënë atij shkelje sepse babai i tij po flet çdo pikë”, tha Medvedev.

Ai më pas e quajti arbitrin një “mace të vogël” në fund të shpërthimit.

https://twitter.com/funnyzeitgist/status/1487006675395817477?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1487006675395817477%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findianexpress.com%2Farticle%2Fsports%2Ftennis%2Fare-you-stupid-medvedev-umpire-australian-open-2022-7745976%2F

Veprimet e Medvedev tërhoqën një reagim të ashpër në Tëitter me fansat që bënin thirrje për një nivel respekti.

Megjitatë, në fund të ndeshjes, Medvedev shkoi dhe i zgjati dorën kundërshtarit të tij dhe arbitrit.

Kujtojmë se rusi është kualifikuar në finalen e Australian Open, dhe do përballet me Rafael Nadal për titullin kampion.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore