Shqipëria

Mediu në Open: Kërkojmë maksimizimin e votave të koalicionit


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ditën e hëne në emisionin Open në kanalin televiziv, Top Channel, ka deklaruar se nuk kërkon një vend në listë por maksimizimin e votave të koalicionit.

“Unë kam kërkuar që votat e aleateve të maksimizohen që të marrim shumë vota si koalicion. Nuk dua një vend në listë, por maksimizim të votave të koalicionit. Unë pres një përgjigje sa më shpejt nga Basha”, ka shprehur Mediu.

Mediu i ka kërkuar Partisë Demokratike të vendosë kritere të barabarta në zgjedhje në bazë të peshës elektorale.

“Mua me tha çfarë do PR dhe unë i thashë që PR-ja do të fitojë. Hajde te vendosim kritere te barabarta bazuar në peshën elektorale”, ka shpjeguar ai.

Ai njofton se do të ketë një marrëveshje me Partinë Demokratike (PD) nëse PD-ja do të mundë  Qeverinë Rama.

“Nëse do të kenë mend për pazare, nuk jam fare optimist, po nëse duan të mundin qeverinë e Ramës atëherë besoj se do kemi një marrëveshje”, është shprehur ai.

Sipas tij, nuk është me interes për PR-ën të bëhet pazare për të gjetur një qoshe në lista, por që votat e PR-ës të kthehen në vota efektive për koalicionin dhe mandatet fituese.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se nuk kërkon asnjë deputet, por të bëhet efektive ajo çka PR ka.

Kreu i PD-ës, Lulzim Basha, ka arritur marrëveshje politike me tre aleatë të tij, ndërsa po vazhdojnë negociatat me tre aleatë të tjerë për zgjedhjet parlamentare e 2021-shit. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore