Sport

Mediat serbe e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”


Zvicra do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian, përballje kjo që UEFA vendosi të luhej në Serbi (për shkak të sanksioneve ndaj Bjellorusisë).

Para kësaj sfide, kapiteni i zviceranëve, Granit Xhaka, ka thënë se është është i lumtur që përfaqëson Zvicrën, por krenaria e tij e madhe mbetet se është shqiptar.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova”, ka thënë Xhaka për mediat zvicerane.

Pikërirsht këto deklarata të mesfushorit kosovar kanë nxitur reagime te shumë mediat në Serbi, të cilat e quajnë Xhakën “provokatori shqiptar”.

“Provokatori shqiptar deklaron” Vij nga Kosova dhe gjaku im janë nga e ashtuquajtura Kosovë”, është titulli i mediumit serb “Novosti.rs”.

“Xhaka për ndeshjen me Serbinë: E kisha gati planin”, shkruan mediumi tjetër serb, “Danas”.

Pati edhe reagime të shumta ndaj “shqiptarit gjaknxehtë”, i cili në dokumentarin e shkurtë të kombëtares zvicerane kishte thënë se kishte qëllim që të ishte i qetë në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë, por diçka e keqe i kishte ndodhur dhe e kishte humbur kontrollin.

Kujtojmë që sa i përket kualifikimeve në Kampionatin Evropian, Zvicra dhe Bjellorusia bëjnë pjesë në të njëjtin grup me Kosovën, ndërsa përveç tyre janë edhe Izraeli dhe Andorra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore