Lajme

Media më e madhe në Kroaci raporton për skandalin e Martin Berishajt


24sata, e përditshmja më e shitur në Kroaci dhe portali më i shikuar gjithashtu, ka raportuar për skandalin e ambasadorit të Kosovës atje, Martin Berishaj.

Skandali financiar ku Berishaj dyshohet se është i përfshirë në shpëlarje parash ndodhi në Slloveni dhe u raportua fillimisht nga mediat sllovene, por tash është bërë lajm edhe në Kroaci.

Ishte TV Planet fillimisht që publikoi dokumente ku tregohet se është bërë një bartje e parave nga kompania energjetike GEN-I, dega në Beograd për në kompaninë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, MB Consulting dhe më pas ai i ka tërhequr partë dhe dërguar në Slloveni te atëherë politikani opozitar, tash kryeministri slloven, Robert Golob.

Berishaj e kishte mohuar se bëhet fjalë për shpëlarje parash. Por, asnjëherë nuk mohoi se kompania MB Consulting është nën pronësinë e tij dhe as nuk mohoi pagesat nga GEN-I, dega në Beograd.

Ballina e medias kroate 24sata

Megjithatë, institucionet e Kosovës nuk kanë vendosur të marrin asnjë masë ndaj Berishajt.

Kanë thënë se i besojnë atij plotësisht dhe se i gjithë skandali ishte fabrikim i mediave.

“Martin Berishaj është akteri kryesor i këtij rrëfimi” – Intervistë ekskluzive e Albanian Post me producentin e TV Planet, media që zbuloi skandalin financiar në Slloveni

Si u gjend ambasadori i Kosovës në mesin e një lufte politike në Slloveni dhe cili është roli i tij?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore