Lajme

Me thirrje për qetësi, Blinken nis udhëtimin në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Egjipt për të filluar një vizitë tre-ditore në Lindjen e Mesme, ku do të kërkojë të lehtësojë tensionet izraelito-palestineze pas një shpërthimi dhune.

Sekretari në Jerusalem do të takojë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, dhe më pas në Ramallah udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas.

Blinken e kishte planifikuar prej kohësh vizitën për të parë qeverinë e re të krahut të djathtë të Izraelit, por udhëtimi merr një urgjencë të re pas përshkallëzimit më të keq të dhunës në disa vite.

Kujtojmë se 10 persona u vranë në një sulm të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, në një nga operacionet më vdekjeprurëse të tilla në dekada.

Izraeli tha se kishte në shënjestër militantët e Xhihadit Islamik dhe më vonë goditi vendet në Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi në përgjigje të sulmit me raketa.

Të premten, një person i armatosur palestinez vrau shtatë persona jashtë një sinagoge në një lagje të banorëve të Jerusalemit Lindor dhe një tjetër sulm pasoi të shtunën.

“Blinken do të bëjë thirrje gjerësisht për të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, ndërsa dënoi sulmin “të tmerrshëm” në sinagogë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë gjithashtu thirrje për përmbajtje pas shpërthimit të fundit të dhunës.

Në një bisedë telefonike me Netanyahun të dielën, Macron “kujtoi nevojën që të gjithë të shmangin masat që mund të ushqejnë spiralen e dhunës”, tha zyra e tij.

Sulmi izraelit në Jenin, 9 palestinezë të vrarë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore