Shqipëria

Me sulmin në Shqipëri dhe me dronët në Ukrainë, çfarë do të tregojë Irani?


Eksporti i dronëve iranian në Rusi është i rëndësishëm.

Kjo sepse tregon se si Irani beson se është i pandëshkueshëm edhe kur kërcënon vendet në të gjithë botën.

Shembull konkret, Irani është i akuzuari i drejtpërdrejtë për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Rusia gjithashtu supozohet se qëndron pas sulmeve të fundit kibernetike ndaj Malit të Zi.

Dëshmia e lidhjes në rritje të dronëve Iran-Rusi është e rëndësishme për të zbuluar edhe rolin e Iranit në pushtimin e Ukrainës.

Kjo e fundit, pretendon se ka rrëzuar një dro. “Shahed-136” dhe kjo është prova e parë që dronët iranianë po përdoren nga Rusia.

Irani më parë dukej më neutral në këtë konflikt, por tashmë me Moskën janë bërë aleatë më të ngushtë.

Rusia dëshiron të përdorë Iranin si një mënyrë për t’i shpëtuar sanksioneve nga Perëndimi, dhe Irani dëshiron të përdorë Rusinë në këmbim.

Ajo po e ndihmon gjithashtu në bisedimet për marrëveshjen me Perëndimin.

Ndërkohë, Irani po shkon në takimim e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait këtë javë në Uzbekistan së bashku me Rusinë.

Kjo do të thotë se këto vende do të mbajnë bisedime të ngushta me regjimet e tjera autoritare.

Eksportet e dronëve të Iranit janë të rëndësishme, por ato nuk do të ndryshojnë problemet e Rusisë në Ukrainë.

Vetëm dronët nuk fitojnë luftëra dhe nuk është e qartë se sa dronë ka blerë Rusia.

Rusia mund të përdorë dronët për të synuar infrastrukturën strategjike ose rrjetin elektrik të Ukrainës.

Irani ndërtoi një fabrikë dronësh në Taxhikistan dhe është e mundur që ai të mund ta transferojë atë në Rusi.

Mbetet shumë për t’u parë.

Një pjesë e një krahu të një droni nuk është provë e mjaftueshme për të treguar se sa thellë mund të kërkojë Rusia të përdorë dronët e Iranit në luftën e saj kundër Ukrainës.

Marrë nga Jerusalem Post, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore