Lajme

“Me Open Balkan, Serbia post-jugosllave dhe Shqipëria post-komuniste i rishkruajnë kufijtë”


Nisma rajonale, Open Balkan

“Përmes një iniciative siç është Open Balkan, të mbështetur nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, Serbia ka për synim të rishkruajë kufijët e shteteve post-jugosllave, si parakusht për anëtarësimin e saj në BE”, konsideron Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, në një intervistë për “Oslobodenje“.

“Shkëmbin territorial sipas parimeve etnike”, thotë ajo, “është iniciativa Open Balkan”.

“Në mënyrë që Veriu i Kosovës ti përket Serbisë post-jugosllave, dhe pjesa tjetër e Kosovës të bashkohet me Shqipërinë post-komuniste”.

“Kjo nismë synon të krijojë një shtet të zgjeruar të Serbisë dhe Shqipërisë në kurriz të shteteve fqinje më të vogla me popullsi serbe dhe shqiptare. Prandaj, nuk është për t’u habitur që kjo nismë nuk ka mbështetjen e Kosovës, Malit të Zi dhe BeH-së”, konsideron ajo.

“Por është për t’u habitur që iniciativa ka mbështetjen e Maqedonisë së Veriut sepse kjo qasje për t’i dhënë fund shpërbërjes së Jugosllavisë vë drejtpërdrejt në pikëpyetje integritetin territorial të këtij vendi sepse kush do të jetë në gjendje të ndalojë përfshirjen në këtë Shqipëri të re në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut. ku jetojnë shqiptarët në enklava etnike?”, thotë ajo mes tjerash.

“Open Balkans është shembel tipik i ambiguitetit kreativ”, thotë Nevenka Tromp, sepse, sipas saj, “secila palë në proces e interpreton atë siç u konvenon”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore