Lajme

Më një shkurt fillon mësimi në Maqedoninë e Veriut


Shkup, Maqedonia e Veriut

Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që shkollat të fillojnë me 20 janar, në Maqedoninë e Veriut, mësimi do të filloj më një shkurt.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë ditës së sotme rekomandoi që nxënësit të ju rikthehen bankave shkollore, pa mos e shtyrë afatin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Anëtarët e Komisionit  vlerësuan se situata epidemiologjike është e qetë dhe se moshat shkollore nuk janë të rrezikuara për përhapje edhe më të madhe të virusit.

Ekspertët vlerësuan se kurdo që të filloj gjysmë vjetori i dytë të fillojë me prezencë fizike, dhe maska tek nxënësit të mos jetë më e detyruar por me vullnet.

Shtyerjen e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, sonte e ka konfirmuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ai në llogarinë e tij të facebookut bëri të ditur se me vendim të Qeverisë dhe në interes të mbrojtjes shëndetëore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit, shkollat do të hapen me 1 shkurt shkruan Alsat.

“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm.

Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit.

Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, ku do të përfundojë më 10 qershor”, shkruan Kovaçevski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore