Familja

Më mirë i keqshoqëruar apo vetëm?


Ndarja është gjithmonë e dhimbshme, cilado qoftë arsyeja e saj. Por tashmë, është e ditur që meshkujt shumë shpejt pasi janë ndarë kërkojnë një marrëdhënie të re. Ndaj dhe shumë femra çuditen me këtë lloj sjellje. Por e dini që ky veprim ka një përgjigje.

Pse është kështu?

Burrat shpesh kanë një dëshirë të madhe për një lidhje të re pas një ndarjeje. E gjithë kjo ndodh nga frika të mbeten vetëm. Lind pyetja, a gjejnë rehati në lidhjen e re?

Një gjë është e sigurt, burrat që lidhen fill pas ndarjes, po kërkojnë vetëm siguri. Ata e kanë të vështirë të qëndrojnë pa një partner, pasi ata rrisin vetëvlerësimin e tyre përmes marrëdhënieve.

Për më tepër, ata besojnë se partnerja e re do t’ i argëtojë ata dhe do të shpërqendrojë mendimet e tyre nga ndarja.

Pra, sipas tyre do ta harrojnë të parën më shpejt. Faza pas ndarjes shpesh është e mbushur me dhimbje ose zbrazëti, e cila është më e lehtë për t’u mbushur me diçka të re. Për shumë meshkuj, mendimi për të qenë vetëm do të ishte gjëja më e keqe që mund të imagjinojë.

Pra arsyeja përse meshkujt zgjedhin që të lidhen menjëherë pas një ndarje është sepse ata mendojnë se problem kalon më lehtë.  Po ashtu, ata nxitojnë në një marrëdhënie të re pasi besojnë se kjo do t’i bëjë ndjenjat e para të zhduken.

Në shumicën e rasteve, dhimbja është aq e thellë saqë ikja nga ajo duket se është e vetmja rrugëdalje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore