Sport

“Me Mercedes-in, Max do e shkatërronte Lewis-in”


Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Nelson Piquet, thotë që Max Verstappen është pilot shumë më kualitativ se sa Hamilton-i.

Gara e parë e Formula 1 dhuroi një spektakël të vërtetë me Hamilton që fitoi në Bahrain me vëtem 0.7 sekonda më shumë se Max Verstappen.

Verstappen arriti që të parakaloj Hamilton-in katër xhiro para fundit.

Por, holandezi u detyrua ta kthejë pozitën menjëherë te Hamilton, pasi kishte tejkaluar limitet e pistës.

Kjo betejë ishte shumë emocionuese me fansat e Formula 1 që presin të kenë luftën e parë për titull pas shumë kohë.

Dominimin e Hamilton-it Mercedes-it  me sa duket do e rivalizoj një super Max Verstappen dhe një RedBull shumë solid.

Por, nëse do ishin në të njejtën makinë, Nelson Piquet thotë që nuk ka dyshim se kush do fitonte, madje ai thotë që “nuk do ishte as afër”.

“Para së gjithash, duhet ta konsiderojmë F1 një kategori me makina të ndryshme”, filloi Piquet, “prandaj është shumë e vështirë t’i krahasojmë pilotët në skuadra të ndryshme.

“Por, nesë Max do ishte pilot i Mercedes-it, jam i sigurt që ai do e shkatërronte Hamilton-in”.

Piquet e cilëson holandezin shumë agresiv.

“Ai bën gabime më shpesh se Hamilton-i për shkak të agresivitetit”, tha Piquet, “por ai është më i mirë se ai.

“Hamilton-in e ka shumë lehtë t’i fitoj të gjitha me Bottas-in si shok skuadre”, shtoi tre herë kampioni i botës.

Gara e ardhshme e Formula 1 zhvillohet më 10-12 prill, në Imola.

Mbetet për t’u parë se a do e rivalizojë me të vërtetë Red Bull-i, Mercedes-in në garën për titull, dhe të rrëzojnë “kalanë” që ata kanë ngritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore