Sport

Më e bukura Itali!


Italia fitoi më 11 korrik të vitit 1982 ndoshta Kupën e Botës më të vyer në repertorin e saj futbollistik dhe estetik.

Ekipi i Bearzot-it mposhti 3-1 Gjermaninë Perëndimore të ikonës Karl-Heinz Rummenigge.

Kjo, pasi kishte hedhur në tapet Argjentinën e “Zotit” të futbollit, Maradona apo duke tejkaluar detin më këmbë ndërsa mundte Brazilin “e të pathyeshmëve” me Zico-n, Falcao dhe Socrates-in.

Paolo Rossi ishte protagonisti absolut i këtij kompeticioni duke e mbyllur eksodin fitimtar me një gol në finale.

Italianët, luanin me një portier 40-vjeçar si Dino Zoff, dhe një mbrojtës 18-vjeçar si Giuseppe “Beppe” Bergomi.

“Azzurri-t” shënuan tre herë brenda 25 minutave në pjesën e dytë përpara se gjermanët të kalonin topin pas Zoff-it me Breitner.

Asokohe, stadiumi “Santiago Bernabeu”, i tejmbushur në 90 mijë ulëset e tij, ishte një masë vezulluese e banderolave ​​të kuqe, të gjelbërta dhe të bardha.

Rossi ishte rikthyer në maj me ekipin kombëtar pas një pezullimi dyvjeçar nga shoqata italiane e futbollit.

Kjo, me akuzën e raportimit të përfshirjes në një rrjet të paligjshëm kumari, për të cilin nuk u dënua në gjykatë.

Ndeshja

Gjërat nisën ters për italianët në minutën e shtatë kur Francesco Graziani doli me një dëmtim në shpatullën e djathtë dhe u zëvendësua nga Alessandro Altobelli.

Italianët humbën një rast në pjesën e parë kur anësori Antonio Cabrini gjuajti një penallti mjaft larg portës.

Goli i parë erdhi në minutën e 57-të, pasi Karl-Heinz Rummenigge shtyu Gabriele Oriali-n pranë mesfushës.

Me një goditje dënimi, Italia me Claudio Gentile-n shërbeu te Rossi, i cili me kokë kaloi Harald Schumacher.

Dymbëdhjetë minuta më vonë, Italia nuk pranoi të hynte në një pozicion krejtësisht mbrojtës dhe organizoi një kundërsulm tipik italian thellë në territorin gjerman.

Italianët bënë një thurje po aq të bukur sa rutina e rrethit të Harlem Globetrotters – dhe ata po e bënin atë me këmbët e tyre.

Tifozët spanjollë filluan të brohorasin “Ole, ole!” ndërsa topi zhvendosej nga Rossi te Bergomi te Rossi te Fulvio Collovati dhe më pas te Marco Tardelli, i cili realizoi ndoshta golin më të bukur të karrierës nga rreth 30 metra larg.

Italia shënoi sërish në minutën e 81-të, kur Altobelli shndërroi në gol pasimin e Bruno Conti-t. Paul Breitner shënoi për Gjermaninë në minutën e 83-të, por ishte tepër vonë.

Mes të pranishmëve ishin Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, ish-presidenti i Italisë, Sandro Pertini dhe Helmut Schmidt, ish-kancelar i Gjermanisë Perëndimore.

Skuadra

Janë të pakta skuadrat ndërkombëtare që kanë rrëmbyer zemrat e tifozëve të tyre aq sa kampionia e botës 1982.

Ai ekip dhe arritjet e tij nderohen më shumë se çdo skuadër tjetër e “Azzurri-t”.

Arsyet për këtë janë mjaft të prekshme, nga fundi i një pritjeje 44-vjeçare për të ngritur edhe një herë trofeun kryesor te mënyra e papritur e fitores.

Duke vlerësuar Azzurri-t e asaj epoke, është e qartë se kapiteni dhe portieri Dino Zoff ishte një talent i jashtëzakonshëm, një nga më të mëdhenjtë që ka qëndruar ndonjëherë mes shtyllave.

Ai kishte mbushur tashmë 40 vjeç kur filloi turneu, dëshmi e gjendjes së tij të shkëlqyer gjatë një kohe kur shumë lojtarë neglizhonin shëndetin e tyre.

Zoff ishte “i aftë të qëndronte i qetë gjatë momenteve më të vështira dhe më emocionuese”, sipas një interviste që Bearzot i dha FIFA.com.

Si Beppe Bergomi ashtu edhe Antonio Cabrini shkëlqyen në finale.

I pari ishte vetëm 18 vjeç në vitin 1982 dhe u fut me detyrim në 11-shen e parë gjatë fazave të eliminimit.

Në krahun tjetër, Cabrini ishte një shtyllë e mbrojtjes së frikshme të Juventus-it të asaj epoke.

Mes këtyre dy mbrojtësve të mëdhenj të krahut ishin edhe dy anëtarë të tjerë të skuadrës së Giovanni Trapattoni-t.

Claudio Gentile ishte objekti i palëvizshëm dhe përplasjet me Diego Maradona-n janë një kujtim i pashlyeshëm i të gjithë tifozëve italianë.

Ashtu si Cabrini, ai ishte një pjesë e madhe e suksesit që gëzonte si nga klubi ashtu edhe nga vendi i tij, një mbrojtës që shumë pak sulmues arritën ta kalonin me lehtësi.

Partneri i tij ishte kapiteni i përsosur i Juventusit, Gaetano Scirea, thjesht qendërmbrojtësi më i madh që ka prodhuar ndonjëherë kombi i tij.

Aq të mirë ishin ata lojtarë në 11-tën e rregullt sa që edhe Franco Baresi nuk shkeli kurrë në fushë në finale.

Në mesfushë, trajneri mund të zgjidhte mes anësorëve të pastër si Bruno Conti dhe Franco Causio.

Të dy krijuan raste për bashkëlojtarët e tyre dhe shënuan vetë gola, ata lloj lojtarësh që do të lulëzonin edhe në ndeshjet e sotme me ritme të shpejta.

Bearzot mund të mbështetej gjithashtu në aftësitë e ikonës së Fiorentinës, Giancarlo Antognoni, një mesfushor kreativ që zotëronte një prekje të mrekullueshme dhe një gamë të jashtëzakonshme pasimesh.

Sulmi pa fituesin e Këpucës së Artë, Paolo Rossi, të rrëmbente titujt kryesorë, me kulmimin e Topit të Artë në vitin 1982.

Kombinimi i lojtarëve dhe trajnerit e bëri skuadrën italiane të vitit 1982 ndër më të fortat e të gjitha kohërave.

Ndoshta, më e bukura Itali!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore