Film

Me 9-të nominime, “All Quiet on the Western Front” në garë për Oscar


Paul Baumer (Felix Kammerer)

“All Quiet on the Western Front” – është filmi i dytë më i nominuar në ceremoninë e çmimeve Academy Awards (Oscars) në edicionin e 95-të. Më i nominuar se ky ishte vetëm “Everything Everywhere All at Once” me plotë 11 nominime.

Një listë e përberë prej 10-të filmave, të gjithë të vlerësuar për atë se çka i kanë ofruar shikuesit, “All Quiet on the Western Front” është një nga pretendentët për ta fituar këtë çmim.

Ngjarjet në këtë film i përkasin Luftës së Parë Botërore, apo siç njihet ndryshe si Lufta e Madhe, luftë kjo e zhvilluar përgjatë viteve 1914 – 1918.

“All Quiet on the Western Front” është një prodhim i Netflix, platformë që herë pas here është duke krijuar filma, seriale e dokumentare, të tillë, që shikuesit i lë të shtangur, për shkak të nivelit të lartë të ekzekutimit të tyre. I këtij niveli është ky film, i cili paraqet luftën në një perspektivë më ndryshe, nga ajo e një ushtari të thjesht, i ri, me plotë entuziazëm.

Në fillim të Luftës së Parë Botërore, Paul Baumer është një patriot i ri gjerman, i etur për të luftuar. Dëshirën e tij për të luftuar, ai e kishte filluar në shkollë përmes propagandës që bëhej në atë kohë; dhe si rezultat ai dhe miqtë e tij regjistrohen me padurim për në ushtri menjëherë pas diplomimit.

Propaganda e fortë që bëhej kishte ndikuar që ai dhe miqtë e tij të indoktrinoheshin.

Mirëpo ky entuziazëm, nuk zgjatë shumë, kjo ndryshon në mënyrë drastike, në betejën e parë që ata përballen, kundër aleatëve. Aty të gjithë ushtarët e rinj, e kuptojnë natyrën e vërtetë të luftës, e kuptojnë se çfarë do të thotë; të plagosesh, apo edhe ta humbësh shokun e ushtrisë. Aty, përjetojnë traumat emocionale të llogoreve.

Ata janë thjesht “budallenj të rinj”, mbresëlënës – të dehur nga propaganda – që pa mendje kanë marrë pjesë në pushtimin e pajustifikuar ushtarak të tokës së huaj, ku ata padyshim nuk janë të mirëpritur nga banorët.

Për më tepër, në film paraqiten edhe traumat që përjeton një ushtar, për shkak të tmerreve që aty përjetohen, kjo bëhet më e theksuar në përballjet tek a tek me ushtarët kundërshtarë.

Fronti i perëndimit është një zonë që bën luftime deri në momentin e fundit të luftës. Kjo ndodhë për shkak të një komandanti gjerman i cili është i dëshpëruar për shkak të kapitullimit që kishte nënshkruar, andaj ky veprim për të vazhduar luftimet edhe për shkak të inatit, dhe përjeton një dëshpërim kamikazi; sepse fronti i perëndimit, është një front që nuk ka pasur përparim, lëvizje.

“All Quiet on the Western Front” është rezultat i një pune shumë serioze, çdo sekuencë është e punuar me mjaft mjeshtri. E gjithë drama është e aromatizuar me parandjenjë të zymtë të vdekjes.

Ky film, bazohet në romanin e Erich Remarque, i botuar në vitin 1929, pra, që paraqet tmerret e përjetuara nga disa të rinj. Andaj ky ekzekutim aq i mirë, patjetër që është meritë e Erich Remarque.

Paraqitja e Luftës së Parë Botërore, jo përmes akterëve kryesor, pra udhëheqësve dhe protagonistëve të saj, por përmes atyre që e kanë përjetuar atë që ka ndodhur në terren: ushtarëve – është një punë e jashtëzakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore