Libra

Më 19 janar 1731 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit


Në Kalabri, më 19 janar 1732, u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit. Ai u konsiderua institucion i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe kultivimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe etnike të Arbëreshëve.

Kolegji i dha personalitete të mëdha Kishës e kulturës shqiptare pasi në këtë kolegj studiuan dhe u formuan personalitete të ndryshme kishtare e kulturore  shqiptare. Mund të përmendim Jeronim De Radën, Markianò, Luigj Gurakuqin, Aleksandër Xhuvanin, Kolë Kamsin e shumë të tjerë.

Rëndësinë, rolin e kontributin e kësaj vatre shpirtërore, kulturore dhe atdhetare që e ruajti ndër shekuj shpirtin arbëresh e ka vlerësuar studiuesi arbëresh prof. Zef Chiaramonte nga Palermo./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore