Lajme

Më 18 tetor seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën


OKB

Seanca e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, në të cilën do të shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë pritet të mbahet më 18 tetor.

Seanca në fjalë pritet të mbahet pasditen e së martës së 18 tetorit.

Ndryshe seanca paraprake u mbajte më 20 prill, ku Kosova u përfaqësua nga ana e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo përball saj pati, ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Përfaqësimi i Kosovës në OKB nga ana e Gërvallës gjashtë muaj më parë ishte dinjitoze.

Nikola Selakoviç dhe Donika Gërvalla në OKB, më 20 prill

Ajo kishte potencuar se Serbia është satelit i Rusisë dhe se zyrtarët shtetëror serb janë pasardhësit e Millosheviç’it.

Sipas saj Serbia në asnjë rast nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë, përkundrazi Beogradi zyrtar gjithmonë ka glorfikuar kriminelët si hero.

“Supermacia serbe është e gjallë, Serbia vazhdon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin”, pati deklaruar ajo.

“Është për keqardhje që Serbia nuk mund të distancohet nga krimet e Millosheviçi-it dhe jo vetëm në Kosovë, por në Slloveni, Kroaci, Bosnje e së fundi në Kosovë”.

Ajo më tej kishte theksuar se zyrtarët serb, jo vetëm që provojnë të falsifikojnë faktet, por veprojnë njëjtë sikur Millosheviç’i duke viktimizuar vetën se gjoja serbët në Kosovë po keqtrajtohen.

“Lufta në Ballkan nisi me krijimin e perceptimit se minoriteti serbë është në rrezik, dhe se duhet që Serbia të ndërhyjë, të bëjë propagandën dhe lajmet e rreme, siç është rasti Panda në Pejë, që e bënë sikur ushtarët e UÇK-së vranë serbët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore