Lajme

Më 1 Shkurt Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhëniet diplomatike


Marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit do të zyrtarizohen, më 1 shkurt. Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike do të konkretizohet në një ceremoni virtuale.

Këtë njoftim e bëri të ditur Ministria e Punëve të të Jashtme në Kosovë. Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re me Izraelin.

“Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi”, shkruhet në njoftimin e  Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është bërë e mundur falë mbështjetjes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).  Më 4 shtator vendet nënshkruan zotimet e tyra në SHBA.

Në zotimin e nënshkruar nga  Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përcaktohet  se Ambasada e Kosovës do të hapet në Jeruzalem.

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore