Lajme

McShane: Greqia t’i normalizojë raportet me Kosovën, këtë e do edhe Uashingtoni


ish ministri britanik për Evropë, Denis McShane

Ndikimi rus, kinez dhe ai turk janë prezentë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për t’u mbrojt nga ky ndikim, diçka që e do edhe Uashingtoni zyrtar, duhet të përshpejtohet integrimi i shteteve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Është shteti grek mund të luajë një rol kyç në procesin e integrimit të këtij rajoni.

Kështu vlerëson ish ministri britanik për Evropë, Denis McShane.

Ai për EUObserver të Brukselit, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është hapi i radhës që duhet të bëjë Greqia.

Ky shtet së fundmi i ka përmirësuar dukshëm raportet me Shkupin zyrtar, sidomos pas ‘Marrëveshjes së Prespës’.

Viti 2021 shënon 200 vjetorin e luftës greke për mëvetësi nga perandoria më e fuqishme e kohës, Perandoria Osmane dhe sipas McShan, këtë përvjetor Greqia mund ta shënoj duke qenë ‘timonier’ i Ballkanit Perëndimor.

Kosova ishte mbetur nën sundimin serb kur shumica e shteteve fqinje kishin shpallur pavarësinë nga otomanët, madje edhe pas 200 vitesh Kosova po ballafaqohet me mohimin e identitetit shtetëror. Sipas McShane, “është Serbia që ka zhvilluar një fushatë globale në dekadën e fundit për të parandaluar njohjen e plotë të Kosovës si anëtare e OKB-së”.

Ai konsideron se Ballkani Perëndimor është “me rëndësi të madhe” për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, mirëpo Presidenti rus, Vladimr Putin ishte ai që bëri orvatje të fuqishme që të pengonte normalizimin e raporteve mes Athinës dhe Shkupit.

“Meqenëse Kremlini urren idenë e shteteve të vogla të Ballkanit Perëndimor, të tilla si Maqedonia Veriore, të integrohen plotësisht në BE dhe NATO në të ardhmen e parashikueshme, siç janë shtetet baltike”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kur kishte arritur marrëveshjen me Shkupin, të njohur si ‘Marrëveshja e Prespës’ kishte injoruar Moskën dhe vetë nacionalizmin grek dhe ky akt i Mitsotakis-it për McShane përbënë një “mundësinë për të marrë një udhëheqje të vërtetë evropiane në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij, një gjë e tillë do të kishte mbështetjen e Presidentit amerikan, Biden si dhe të shumicës së vendeve të NATO-s, dhe në të njëjtën kohë “do t’i dërgonte një sinjal Putin-it dhe (Presidentit turk, Rexhep Tayyip) Erdogan se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës”.

Diplomati britanik konsideron se nëse Greqia e merr udhëheqjen e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, atëherë kjo do të ishte edhe një sinjal “për serbët se është koha për të kthyer një kapitull të ri pas luftërave të viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor”. Ai po ashtu konsideron se shteti serb mund të luajë një rol dinamik brenda BE-së.

“Serbia mund të ketë një të ardhme të fortë si një shtet dinamik evropian në partneritet me shtetet me të cilat dikur formoi një Jugosllavi komuniste”.

Por pse, mund të ketë një rol dinamik?

Fuqia e influencës serbe tek shtetet e ish-Jugosllavisë konsiderohet prezente, andaj sipas McShanec, kjo influencë do ta rritte fuqinë serbe brenda unionit.

Partneriteti serb me Greqinë konsiderohet i konsoliduar, andaj edhe në rastin e Kosovës, po qe se Greqia do të jetë një lloj ‘ndërmjetësuesi’ ashtu siç kanë vepruar Franca dhe Gjermania pas vitit 1945 duke ofruar dorën e pajtimit për Kosovën, “Beogradi mund të bëhet pjesë e zgjidhjes (së problemit) për Ballkanin Perëndimor, në vend që të jetë një pengesë për qasjen e rajonit drejt BE-së”, konsideron ai.

Ai konsideron se Athina zyrtare është një partner i Uashingtonit dhe si e tillë mund të ndihmojë fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor të arrijnë të njëjtin qëllim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore