Sport

McGregor vs Poirier 3? – Dana White: sa më shpejt


Me ç’duket trilogjia Conor McGregor – Dustin Poirier është e sigurt dhe e para në radhë për të dy luftëtarët.

Në edicionin e 257 të UFC-së (Kampionati Kulmor i Luftimit), Poirier mori hak ndaj McGregor-it me nokaut teknik (TKO) në raundin e dytë dhe, që prej atij momenti fjalët nuk ishin thjesht tregime për një ritakim të tretë midis tyre, por më mirë akoma, ishte një profeci që duhej përmbushur.

Presidenti i UFC-së Dana White, i ftuar tek programi televiziv “The Jim Rome Show” rrëfeu se McGregor i ka komunikuar se mezi po e pret këtë përballje të tretë me Poirier dhe e pret në kohën më të shkurtër të mundur. Mirëpo White thotë se ky event do duhet të presë deri në sezonin veror të këtij viti – nuk bëhet fjalë pë më shpejt.

“Conor është gati dhe po përvesh mëngët” – shprehet White dhe vazhdon me – “Conor e dëshiron këtë. Ai kërkon revanshin me Dustin Poirier; mezi e pret dhe madje sa më shpejt”.

White theksoi faktin se McGregor është fiksuar me revanshin ndaj Poirier, njëlloj siç u fiksua me Nate Diaz, pasi humbi kundër tij në përballjen e dytë brënda kafazit të UFC-sw [21 gusht 2016].

Përkushtimi dhe paradispozita e irlandezit për t’ju rikthyer suksesit paraardhës, janë venë në pikëpyetje mbas edicionit të 257 të UFC, në të cilin McGregor humbi undër amerikanit Poirier.

“Mendoj se humbja e ka ndërgjegjsuar mjaftueshëm”, thotë White. “Duket si rasti klasik i ‘Rocky III’ [i referohet filmit me protagonist aktorin Sylvester Stallone]. Por, për hir të vërtetës, ai po kalon nga jeta me yahte, mbushur me mall Versace, sende të tjera të shtrenjta dhe me gjithe paratë e botës, në ndeshjet e UFC-së. Në këtë kontekst, është e vështirë të qëndrosh i ‘uritur’”, përfundoi Ëhite.

Sa i përket luftëtarëve në fjalë, momentum-in e para-ndeshjes e kan nisur midis njëri-tjetrit në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore