Sport

McGregor i ri po vjen – O’Malley befason të gjithë, mposhtë ish-kampionin Petr Yan


Momente nga meci

Sean O’Malley, i njohur ndryshe si Conor McGregor i ri, ka arritur të befasojë të gjithë në Etihad Arena in Abu Dhabi, dhe ka mposhtur rusin Petr Yan.

Yan, ish-kampion në kategorinë deri në 61.3 kilogramë në UFC, organizata më e madhe në botë e arteve marciale të përziera, ishte favorit absolut.

Madje kritika të mëdha kishte edhe për vetëm organizimin e këtij meçi, me idenë se O’Malley akoma nuk është gati për elitën e luftëtarëve në kategorinë e tij.

Yan ishte nën-kampion aktual dhe O’Malley qëndronte në pozitën e 11 në kategori, prandaj ishte parë i ngutshëm ky hap për të riun.

Të gjithë besonin se Yan do të fitojë, përveç O’Malley.

Ndeshja prej tre raundesh ka qenë një luftë e vërtetë, me të dy që shkëmbenin kombinime të mira.

Sean O’Malley

O’Malley provoi se takon me më të fortit e grupit, por pas 15 minutash luftë, u duk se Yan kishte bërë mjaftueshëm për të nxjerrur fitoren.

Gjyqtarët vendosën ndryshe. Me vendim të ndarë, dy gjyqtarë votuan në favor të O’Malley, kurse vetëm një për Yan.

Presidenti i organizatës, Dana White, kishte deklaruar para meçit se kush fiton mes tyre, ndeshjen e ardhshme e ka për titull kampioni.

I pyetur pas ndeshjes, O’Malley tha se “fillimisht duhet ta shoh ndeshjen për të parë çfarë ka ndodhur”.

Sa për rezultatin tha se “ishte ngushtë dhe ka mundur të shkojë fitorja edhe për Yan.

Gjithsesi, O’Malley po shkon atje ku të gjithë e kanë parë prej kohësh, në majën e MMA.

Me pamje interesante, karizmatik dhe me stil shumë interesant të goditjeve, ai parashikohet të arrijë pikun e famës në MMA, siç dikur kishte bërë Conor McGregor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore