Sport

McGregor, ‘sportisti më i paguar i vitit 2021’


Connor McGregor

Për pjesën më të madhe të vitit 2020, atletët kryesorë të botës u lanë mënjanë, duke punuar me paga të reduktuara, duke luajtur dhe ndeshur në hapësira të zbrazëta dhe të izoluara për të parandaluar pandeminë Covid-19.

Befasia e këtij viti ishte Connor McGregor, i cili bëhet luftëtari i parë i UFC që renditet i pari në listën e më të paguarve nga Forbes-i.

McGregor shfrytëzoi popullaritetin dhe personalitetin e tij të veçantë, duke u bërë ‘sportisti më i paguar i vitit 2020’.

Pavarësisht mungesës së tij në ndeshjet e UFC, irlandezi, pjesën më të madhe të fitimit, e ka nga faktorët e jashtëm.

McGregor mori gjithsej 180 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit, por 158 milionë dollarë ai i kishte fituar jashtë karrierës së tij luftarake në 12 muajt e fundit, duke u bërë vetëm atleti i tretë, pas Roger Federer dhe Tiger Woods, që fitoi më shumë se 70 milionë dollarë jashtë fushës.

Rikthimi i tij në oktogon nuk ishte ajo që irlandezi donte, pasi ai humbi ndeshjen përballë Dustin Porier, por, pavarësisht humbjes, ai mori një shumë marramendëse prej 22 milionë dollarësh.

Por, shuma më e madhe e fitimit të tij vjen nga shitja e tij e fundit e aksioneve në markën e uiski-t, Proper No. Twelve to Proximo Spirits për 150 milionë dollarë.

Dy yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ishin në pozitat dy dhe tre, ku argjentinasi kishte fituar 130 milionë dhe Ronaldo 120 milionë dollarë.

Pjesë e listës ishte edhe lojtari i NFL, Dak Prescott, i cili ka fituar 107.5 milionë dollarë, ylli i NBA, LeBron James, me 96.5 milionë dollarë, Neymar me 95 milionë dollarë.

Federer ndodhej në pozitën e shtatë, me 90 milionë dollarë të fituara, të gjitha jashtë fushave të tenisit.

Më pas vjen Lewis Hamilton me 82 milionë, legjenda e NFL, Tom Brady me 76 milionë dhe në pozitën e 10-të, ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant me 75 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore