Sport

McGregor del nga spitali pas operacionit në kembë


Conor McGregor ka lënë spitalin disa ditë pas operacionit në këmbë. Superylli i MMA u dëmtua në këmbën e majtë fundjavën e kaluar gjatë përballjes me Dustin Poirier-in në UFC 264.

32-vjeçari u nënshtrua operacionit në spitalin “Cedars-Sinai” në Los Anxhelos të dielën e kaluar dhe tashmë ka lënë ambinetet e spitalit.

Presidenti i UFC, Dana White foli për TMZ duke thënë se “Unë mendoj se ata vetëm e lejuan të largohet nga spitali pak minuta më parë. Ai do të jetë në Los Anxhelos për pak kohë. Nuk e di nëse do shkojë në shtëpi, apo çfarë do të bëjë”.

McGregor iu nënshtrua operacionit për gati tre orë e gjysmë, ndërsa mjekët i vendosën një shufër në këmbë të mbërdhyer me vida. Irlandezi do të jetë me paterica për disa kohë, derisa të fillojë rehabilitimin.

Në një video të shpërndarë në Twitter, McGregor tha “Unë dua të falenderoj të gjithë tifozët në të gjithë botën për mesazhet mbështetëse”.

Gjithashtu ai nuk ka la pa përmendur as kundërshtarin e asaj ndeshje, që nuk mundi ta përfundonte siç duhej, Poirier-in, duke i thëne se “Dustin, ti mund ta festosh atë fitim të paligjshëm, por nuk ke bërë asgjë aty brenda”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore