Lajme

Mc Kresha dhe Lyrical Son u bashkohen protestuesve në Prishtinë


Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, në shenjë proteste për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare nga pesë persona madhorë në moshë.

Protestuesit fillimisht kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe. Pastaj para objektit të Policisë dhe atij të Avokatit të Popullit, derisa destinacion i fundit i protestueseve është Qeveria e Kosovës.

E veçanta është se mes tyre, ka edhe figura shumë të njohura publike, mes të cilëve dy artistët e njohur të muzikës Hip-Hop, Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Nga pamjet e siguruara prej redaksisë së Albanian Post, të dy këngëtarët vihen re teksa u janë bashkuar turmës së demonstruesve, në solidaritet të plotë me frymën e protesës.

Protestuesit janë ulur para ndërtesës së qeverisë të Kosovës, nga ku kanë brohoritur “marre, marre” dhe “edukoje djalin”.

Ajo çfarë po kërkohet konkretisht, është krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimi i drejtë i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit lotsjellës për vetëmbrojtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore