Shqipëria

MBZHR dërgon ushqime tek fermerët e dëmtuar në qarkun Durrës


Ministria e bujqёsisё dhe zhvillimit rural(MBZHR) ka shpёrndarё gjatë ditës së shtunë ushqime për kafshët nё zonat e pёrmbytura nga reshjet e ditёve tё fundit.

Ndihmat u shpërndanë nё pesё ferma tё qarkut tё Durrёsit. Fermerët përfitues ishin nga njësia administrative e Perlatit, Sukth.

Ёshtё bёrё me dije se, nuk ka pasur humbje të gjësë së gjallë, por vetëm dëme në bazë dhe përmbytje të kullotave.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se ka ofruar mbështetje për gjithë fermerët që u dëmtuan nga pasojat e reshjeve të muajit të fundit.

Më 12 janar u shpërndanë 36 ton ushqime, në zonat e Anë së Malit, Obotit, njësisë administrative Goricë dhe Dajç, të qarkut Shkodër.

Sasia e dytë e bazës ushqimore u shpërnda më 28 janar në njësitë administrative Ana e Malit, Muriqan, Dajc dhe Mushan.

Gjatë ditës së premte, u shpёrndanё po ashtu dy ton ushqime dhe 0.5 ton vitamina e suplemente tek 20 fermerë të këtyre zonave.

Deri më tani, MBZHR ka njoftuar se gjendja shëndetësore e gjësë së gjallë është e mirë. Aktualisht është evakuar vetëm një fermë me 300 krerë bagëti e imët. Krerët janë dërguar drejt një zone të sigurt, deri në tërheqjen e ujërave nga sipërfaqet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore