Sport

Mbyllet viti 2021 për Pedri-n


Pedri nuk do të luajë më në vitin 2021 për shkak të një lëndimi.

Futbollisti i cili sapo fitoi trofeun “Golden Boy” për futbollistin më të mirë nën 21 vjeç gjatë këtij viti, nuk do kthehet të luajë deri në vitin 2022.

Lëndimi i fundit që Pedri kishte pësuar ishte i treti në një kohë shumë të shkurtë.

Sipas gazetës katalunase, të gjithë këto lëndime erdhën si pasojë e pakujdesisë së klubit katalunas por edhe të kombëtares së Spanjës.

Në një përiudhë më se një-vjeçare, Pedri luajti 75 ndeshja, duke qenë futbollisti me më shumë paraqitje në të gjithë Evropën.

Ai nuk kishte fare pushim, duke luajtur me Barcelonën, me Spanjën në EURO 2020 dhe pastaj me Spanjën në Olimpiadën “Tokyo 2020”.

Kjo shtyu që Pedri të lëndohet, disa herë në një periudhë shumë të shkurt.

Që kjo mos të ndodhë sërish, doktorët e klubit katalunas kanë vendosur që Pedri të mbetet në tribuna për pjesën e mbetur të vitit.

Pedri do t’i nënshtrohet stërvitjeve personale dhe ndonjëherë edhe grupore, para se të kthehet në aksion në janarin e 2022-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore