Shqipëria

Mbyllet porti i Barit, anulohen lundrimet e tragetëve


Stuhitë dhe shirat e vazhdueshme janë shkaku i anulimit të lundrimit të tragetëve të linjës nga porti i Durrësit drejt atij të Barit në Itali. Përkeqësimi i vazhdueshëm i motit ka qenë shkaku i mbylljes së përkohëshme të portit italian.

Në njoftimin e dhënë nga autoriteti portual jepen në detaje gjithashtu linjat të cilat nuk do të lundrojnë mbrëmjen e ditës së shtunë, duke e spostuar orarin e tyre mëngjesin e datës 18 shtator.

“Për arsye të kohës së keqe në detin Adriatik dhe mbylljes së përkohshme të portit të Barit(Itali) , tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, përkatësisht tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme. Pasagjeret do të pajisen me dhomë në traget”, thuhet në njoftimin e dhënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore