Shqipëria

Mbyllet përkohësisht Galeria Kombëtare e Arteve, i nënshtrohet rikonstruksionit


Mbyllje e përkohshme e ambienteve të Galerisë Kombëtare të Arteve (Muzeu i Arteve të Bukura)

Sipas Ministrisë së Kulturës, Galeria Kombëtare e Arteve do të mbyllet përkohësisht, sepse do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Duke filluar nga 18.10.2021 deri në përfundimin e punimeve.

Si rrjedhojë, do të pezullohet përkohësisht aktiviteti dhe shërbimi muzeor brenda kësaj godine.

Galeria Kombëtare e Arteve është ngarkuar të marrë masa për transferimin e orendive, pajisjeve, arkivin administrativ pranë ambienteve të Albafilm sh.a.

Por aktiviteti i institucionit do të vijojë.

Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike.

Po ashtu, në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, do të zhvillohen aktivitete kreative për edukimin e fëmijëve, në institucione arsimore.

Periudha e realizimit të punimeve në godinën e GKA do të shfrytëzohet për restaurimin dhe digjitalizimin e fondit artistik dhe arkivave, në bashkërendim me institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore.

Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet rikonstruksionit total, si një investim i qeverisë shqiptare, duke ruajtur dhe evidentuar vlerat e projektit të profesor Enver Fajës.

Një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore