Udhëtime

Mbyllen hotelet e Britanisë e Madhe


Me shfaqjen e virusit të ri, Britania e Madhe ka vendosur masa të rrepta më shumë se çdo shtet tjetër. Një ndër sektorët më të rëndësishëm që është prekur është dhe turizmi.

Pyetja që shtrohet për çdo njeri që kërkon të vizitojë Londrën është: A do të qëndrojnë të hapura hotelet gjatë pandemisë?

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria britanike, të gjithë hotelet, dhe format e tjera të akomodimit nuk lejohen të hapen për klientët. Përjashtim bëjnë njerëzit që janë të vetë-izoluar ose ato që janë të pastrehë.

Qeveria do të rishikojë bllokimin në mes të shkurtit, megjithëse ai mund të zgjatet deri në mars. Sipas qeverisë britanike:

“Ju nuk mund të largoheni nga shtëpia juaj ose nga vendi ku jetoni,  për pushime ose për të qëndruar në hotel për një natë ,nese  nuk keni një justifikim të arsyeshëm e të fortë për ta bërë këtë”.

Kjo do të thotë që pushimet në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të lejuara. Hotelet mund të qëndrojnë të hapura vetëm për arsye të caktuara, për dikë që nuk ka strehim, kërkon të vetë-izolohet ose dikë që nuk mund të kthehet në shtëpinë e tij. Udhëtimet që nuk janë të rëndësishme, janë ndaluar deri në muajin tjetër sipas BBC-së.

 

Hotelet gjithashtu do të duhet të mbyllin restorantet e tyre deri në orën 11:00, por shërbimi në dhomë lejohet. Nëse keni rezervuar për të qëndruar me njerëz që nuk janë të familjes tuaj, duhet të kontaktoni me hotelin./AlbanianPost.com  

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore