Libra

Mbyll sytë Lotringer – ai që zgjoi filozofinë franceze në New York


Sylvère Lotringer, kritiku, i cili solli filozofinë franceze të shekullit të 20-të në New York, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.

Lotringer lëvroi në gjurmët e kritikës së “Semiotext(e)”, një nga strukturat botuese më me ndikim të artit në Shtetet e Bashkuara.

“Jeta e tij e madhe përfshiu shumë pika kyçe të shekujve 20 dhe 21”, shkroi në një deklaratë Hedi El Kholti, kryeredaktori i Semiotext(e).

Gati 50 vjet pas themelimit të tij, Semiotext(e) ka fituar statusin e “kultit” në botën e artit.

Brenda botës së artit, qendra e ngritur nga Lotringer lidhet më së shumti me një konferencë të 1975 të quajtur “Schizo-Culture”, si dhe një botim të vitit 1978, e publikuar nën të njëjtin titull.

Në atë botim, u bënë përkthime në gjuhën angleze të teksteve nga filozofët madhorë si Gilles Deleuze, Jean-François Lyotard dhe Michel Foucault.

Jeta dhe vepra

Sylvère Lotringer ishte një kritik letrar dhe teoricien kulturor.

Ai lindi në vitin 1938 në Paris, Francë. Lotringer është një bashkëkohës më i ri i Gilles Deleuze, Félix Guattari, Jean Baudrillard, Paul Virilio dhe Michel Foucault.

Kritiku francez u bë i njohur për afrimin e teorisë franceze në lëvizjet e avangardës letrare, kulturore dhe arkitekturore amerikane përmes Semiotext(e).

Pas prodhimit të tre çështjeve shkencore mbi epistemologjinë e semiotikës, Lotringer dhe grupi i tij organizuan konferencën provokuese “Schizo-Culture”.

Tema e viteve 1975 ishte “Çmenduria dhe Burgjet” dhe u zhvillua në Universitetin e Kolumbias.

Më shumë se 2 mijë të pranishëm u përballën me filozofin francez Michel Foucault, psikanalistin Félix Guattari, feministen Ti-Grace Atkinson dhe figura të tjera të shquara të kohës.

Në vitin 1979 ai udhëtoi në Itali për t’u takuar me anëtarët e Autonomia’s, një lëvizje politike kulturore, postmarksiste e krahut të majtë.

Pas kthimit të tij, ai botoi një numër të Semiotext(e) kushtuar Autonomia’s, me rrëfime nga udhëheqësit dhe teoricienët e lëvizjes Autonomiste: Antonio Negri, Mario Tronti, Franco Piperno, Oreste Scalzone, Paolo Virno, Sergio Bologna dhe Franco Berardi.

Pas shumë incidenteve dhe provokimeve politike u deshën 10 deri në 15 vjet të tjera para se teoria franceze të depërtonte në kulturën amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore