Lajme

Mbrojtja e Veselit: Prokuroria duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj


Kadri Veseli.

Avokati mbrojtës i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Nicolas Guillou, ka thënë se Prokuroria duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj.

“Mbrojtja ka propozuar që ZPS duhet të ketë një vit kohë për të paraqitur rastin e saj me një zgjatje të mundshme prej tre muajsh për vonesa të paparashikuara”.

“Sipas mbrojtjes, ZPS nuk ka treguar një kornizë kohore që beson se do të ishte e përshtatshme për rastin e saj, por thekson se është duke rishikuar listën e dëshmitarëve dhe vlerësimet kohore dhe do të informojë mbrojtjen për vendimet e tyre”, thuhet nga Ben Emmerson, avokat i Veselit.

Në këtë shkresë sqarohet se propozimi i mbrojtjes do të rezultonte në një gjyq prej dy deri në tre vjet dhe një fazë gjyqi totale prej katër deri në pesë vjet, në varësi të nëse përdoren periudhat e zgjatjes dhe ndonjë ndërprerje midis rasteve të ZPS-së dhe mbrojtjes.

Kadri Veseli.

“Mbrojtja pohon se 12-15 muaj i ofrojnë ZPS-së mundësi të mjaftueshme për të ngritur një rast kundër të akuzuarve. Për më tepër, nëse nuk mund të bëhet brenda këtij afati kohor, ka shumë pak gjasa që tërheqja e mëtejshme e procedurave do t’i shërbejë interesave të dikujt”, thuhet tutje.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në njoftim thuhet se aktakuza e re kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe në Gjilan.

“Midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit 1998 dhe më ose rreth 28 ose 29 prill në vitin 1999, disa pjesëtarë të UÇK-së ndaluan së paku dymbëdhjetë persona pa një proces të rregullt ligjor ligji në Budakovë. Të arrestuarit, të cilët u mbajtën për periudha të ndryshme kohore, u ndaluan fizikisht dhe u mbajtën në dhoma të mbyllura dhe nën mbikëqyrjen e rojeve të armatosur.

Më 18 maj, dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore