Shqipëria

Mbrojtja Civile ngarkon Ballukun që të marrë masa për rikthimin e punës në Rinas


Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizoi ministres e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave në lidhje me grevën e kontrollorëve të AlbControl-it në Rinas.

Bëhet më dije se Komiteti u mblodh nga  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Pritet që Balluku të marrë masa për rikthimin e punës në Rinas, duke zëvendësuar kontrollorët.

“Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të  rinj vendas ose të huaj”.

Në një emision televiziv Peleshi bëri me dije se “ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile”. Ministri  bëri me dije se në orët e vona ka thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të të Mbrojtjes Civile. Komiteti i përbërë nga disa ministra mori një vendim me tre pika.

“Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës”.

Ministria u ngarkua për të përcaktuar  kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe të gjitha kriteret e tjera që fluturimet të fillojnë sa më parë.

Autoriteti i Aviacionit Civil  do të marrë të gjitha masat për “rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore