Sport

Mbrojtësit me më shumë gola të shënuar në historinë e futbollit


Mbrojtësit kanë si detyrë kryesore nga vetë emri që të mbrojnë, duke bllokuar aksionet e kundërshtarëve në mënyrë që të mos u godasin portën. Por pavarësisht vendosjes shumë larg portës kundërshtare ka disa mbrojtës që kanë bërë mjaft mirë detyrën e tyre dhe si mbrojtësa por edhe si sulmuesa duke shënuar shumë gola.

Në vendin e 10 ndodhet Franz Beckenbauer, ish-ylli i Bayern Munich-ut dhe Kombëtares së Gjermanisë Perëndimore në atë kohë, që lunate si qendërmbrojtës ka arritur të shënoi 109 gola.

Roberto Carlos është mbrojtësi i nëntë me më shumë gola në histori, ish-lojtari i Real Madrid-it, Inter-it dhe disa ekipeve të tjera në Brazil dhe Europë, si dhe i Kombëtares së Brazilit. I pozicionuar si mbrojtës i majtë, Carlos ka arritur te shenoi 113 gola.

Steve Bruce, ish-qendërmbrojtësi i Manchester United dhe disa ekipeve të tjera në Angli ka arritur të shënoi 113 gola gjatë gjithë karrierës së tij.

Paul Breitner, gjithashtu në rolin e qendrëmbrojtësit, ka arritur të shënoi 113 gola në të gjitha kompeticionet si me klube, Real Madrid-i, Bayern Munich-u etj, ashtu edhe me Kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore.

Sergio Ramos, kapiteni aktual i Real Madrid-it dhe Kombëtares Spanjolle, renditet i gjashti me më shumë gola të shënuar, me plot 125 rrjeta.

Në vendin e pestë ndodhet, Graham Alexander, ish-qendërmbrojtësi i Preston North End-it, Luton Toën-it, Burnley-t etj në Angli ka shënuar 130 gola, në karrierën e tij.

Laurent Blanc, renditet në vendin e katert. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares Franceze dhe disa ekipeve, mes tyre Manchester United, Inter-i, Montpellier-i, Napoli, Barcelona etj, ka arritur që të realizoi 153 gola.

Fernando Hierro, renditet i treti në këtë list. Për ish-qendërmbrojtësin e Real Madrid-it dhe Kombëtare Spanjolle janë plot 163 rrjeta të realizuara.

Daniel Passarella, ish-ylli i River Plate-t dhe Kampioni Botës me Argjentinën, ka shënuar 175 gola edhe pse ishte një qendërmbrojtës.

Në vend të parë qëndron Holandezi, Ronald Koeman. Trajneri aktual i Barcelona-s, ish-ylli i qendrës së mbrojtjes së Holandës, Barcelona-s, Ajax-it etj, ka realizuar 253 gola në karrierën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore