Sport

Mbretërit në krizë, dy ikona mund të largohen


Real Madrid po kalon në krizë rezultatesh, ku në tetë përballjet e fundit ka arritur t’i marr vetëm dy fitore, kundrejt tre barazimeve dhe tre humbjeve.

Me humbjen e fundit ndaj Levante, ekipi mbretëror mbetet dhjetë pikë mbrapa rivalit të qytetit, Atletico Madrid që madje ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse ekipi që drejtohet nga Diego Simeone, e fiton ndeshjen e radhës, atëherë do t’i tuboj 53 pikë, apo 13-të më shumë se Reali e Barcelona që kanë nga 40-të pas 20 ndeshjeve në La Liga.

Dëshpëruese ishte paraqitja e ekipit edhe në Copa del Rey ku u eliminua nga ekipi modest Alcoyano.

Problem edhe më i madh mund të konsiderohet ajo që shkruajnë mediat spanjolle, për një largim të mundshëm të kapitenit Sergio Ramos që akoma nuk e ka vazhduar kontratën e cila skadon më 30 qershor të këtij viti.

Ndonjë humbje e radhës me shkarkim mund t’i kushtoj edhe trajnerit Zinedine Zidane që si pasues është përmendur jë jetë emri i italianit Massimiliano Allegri.

Vendimtare mund të jenë paraqitjet e radhës për Zidane, sidomos në Champions, aty ku përballet me Atalanta-më 24 shkurt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore