Lajme

Mbretëria e vetëshpallur që nuk e njeh Gjermaninë


Në thellësi të një fshati në Gjermaninë lindore, ka një kufi të padukshëm.

Frëngjitë e një kështjelle mbresëlënëse dalin nga kreshtat e pemëve.

Një tabelë në derën e saj të përparme informon solemnisht vizitorin se ata kanë hyrë – në fakt – në një vend të ri.

“Königreich Deutschland” (Mbretëria e Gjermanisë) është një shtet i pavarur i vetëshpallur – i kompletuar me mbretin e saj të vetë-emëruar i njohur si Pjetri i Parë.

Ka rreth një dekadë që nga kurorëzimi i tij – ka pasur një ceremoni, e plotësuar me rruzull dhe skeptër – dhe themelimi i të ashtuquajturës mbretëri e tij, e cila prodhon paratë e veta, printon kartat e veta dhe ka flamurin e saj.

“Reichsbürger” (Qytetar i Rajhut), një nga rreth 21 mijë njerëz që përcaktohen nga agjencitë e inteligjencës si teoricienët e konspiracionit që nuk e njohin legjitimitetin e shtetit gjerman të pasluftës.

Ata janë bërë të njohur këtë javë, me arrestimin e 25 personave në bastisjet në Reichsbürger të dyshuar për komplot për të sulmuar ndërtesën e parlamentit gjerman, Reichstag, në një përmbysje të dhunshme të qeverisë.

Mbreti Pjetër thotë se ai nuk ka qëllime të tilla të dhunshme.

Por ai beson se shteti gjerman është “shkatërrues dhe i sëmurë”.

“Unë nuk kam asnjë interes të jem pjesë e këtij sistemi fashist dhe satanik”, thotë ai.

Emri i tij i vërtetë është Peter Fitzek dhe aktivitetet e tij e kanë sjellë atë në konflikt të shpeshtë me ligjin gjerman.

Gjermania nuk e njeh mbretërinë apo dokumentet e saj: Fitzek ka disa dënime për drejtimin e automjetit pa patentë dhe drejtimin e programit të tij të sigurimit shëndetësor.

Ai gjithashtu shkoi në burg për disa vite për përvetësim të parave të qytetarëve të tij, por dënimi u rrëzua më vonë.

Shërbimi rajonal i inteligjencës, i cili e ka vëzhguar atë dhe mbretërinë e tij për gati dy vjet, na tha se e konsideronin atë si një kërcënim.

Ata e krahasojnë atë me një kult që i ekspozon njerëzit ndaj teorive të konspiracionit dhe ideologjisë ekstremiste.

Teori dhe ideologji të tilla janë përhapur në Gjermani vitet e fundit, të nxitura nga pandemia. Dhe COVID-19 duket se ka rritur mbështetjen dhe anëtarësimin e mbretërisë.

Fitzek thotë se ka rreth 5 mijë qytetarë. Ai po zgjeron mbretërinë, duke blerë tokë në Gjermani në mënyrë që të krijojë një numër komunitetesh në të cilat ata njerëz mund të jetojnë përfundimisht.

Qytetarët nuk paguajnë taksa gjermane dhe nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, gjë që është e paligjshme në Gjermani.

Ata janë të lidhur nga struktura e tyre ligjore – e kryesuar nga Mbreti Pjetër – dhe në fund ata synojnë të kenë sistemin e tyre të kujdesit shëndetësor.

Pavarësisht nga të gjitha planet e tyre për të ndërtuar një komunitet të qëndrueshëm të gjelbër, duke përdorur teknologji moderne, qytetarët duket se kanë pak besim në mjekësinë moderne.

Për shumë vite Reichsbürger konsiderohej paksa si shaka kombëtare. Gjermania po mëson t’i marrë ata seriozisht.

Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

Grusht shteti në Gjermani? Arrestohen 25 persona të dyshuar për komplot

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore