Mbretëria e Bashkuar pezullon 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael
Sadiola Xhelili
02.09.2024 18:28Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të pezullojë 30 licenca të eksportit të armëve në Izrael.
Kjo pasi një rishikim nga qeveria e re laburiste, zbuloi një rrezik të qartë që armët e Mbretërisë së Bashkuar mund të përdoren në shkelje serioze të ligjit humanitar në lidhje me trajtimin e të burgosurve palestinezë dhe furnizimin me ndihmë për Gazën.
Pezullimi përfshin komponentët si avionë ushtarakë, helikopterë dhe dronë.
Zyra e Jashtme tha se rishikimi dy-mujor kishte ngritur shqetësime për mënyrën se si Izraeli ishte sjellë në konfliktin në Gaza.
Nuk është arritur asnjë përfundim përfundimtar nëse licencat e eksportit të armëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë kontribuar në shkatërrimin në territor, raporton The Guardian.
“Shkalla e shkatërrimit dhe numri i vdekjeve të civilëve shkaktuan shqetësim të madh”, tha Ministria e Jashtme.
Pezullimet përfaqësojnë një të dhjetën e 350 licencave ekzistuese nga MB.