Sport

Mbretëria e bashkuar ofron mbajtjen e ndeshjeve të EURO 2021


E përditshmja angleze “The Times” ka njoftuar se shtetet e mbretërisë së bashkuar kanë ofruar që të mbajnë të gjitha ndeshjet që nuk mund të zhvillohen për shkak të rregullave anti-Covid në vende të ndryshme.

Po ashtu premtojnë që do ketë edhe audiencë.

Është një plan që brenda majit të rikthehen tifozët nëpër tribuna.

UEFA ka caktuar datën 5 prill për të vendosur vendin ku do organizohet EURO 2021.

Rikujtojmë se UEFA EURO duhet të mbahej në vitin 2020, por u shty për shkak të Covid-19.

Ishte e paraparë që evenimenti madhor i 2020-ës të mbahej në 13 shtete të ndryshme, por tani është e pamundur që kjo të ndodhë për shkak të pandemisë.

Përveç mbretërisë së bashkuar, organizimi i UEFA EURO 2021 mund të bëhet edhe në dy shtete tjera: Francë ose Spanjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore