Lajme

Mbretëria e Bashkuar dështon në informimin e BE-së për krimet


Dënimi i 109 vrasësve, 81 përdhunuesve dhe një burri, i shpallur fajtor për të dyja krimet në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar, nuk u kalua si informacion në vendet e BE-së për shkak të një dështimi masiv të kompjuterit.

Ky lajm është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve The Guardian.

Sipas saj, 112 mijë e 490 dënime penale nuk janë dërguar në kryeqytetet përkatëse të BE-së për një periudhë tetëvjeçare.

Skandali përfshin kryesisht shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët dëbohen rrallë edhe pas dënimeve të gjata me burg.

Ky veprim i lë vendet anëtare të BE-së potencialisht në verbëri totale. Ata nuk kanë asnjë informacion, nëse ata që janë dënuar për krime në MB, kanë hyrë më pas në vendet e tyre përkatëse.

Zbulimi është shumë i turpshëm, në një kohë kur forcat policore të Mbretërisë së Bashkuar mbështeten në vullnetin e mirë për bashkëpunim të vazhdueshëm pas humbjes së hyrjes në bazat e të dhënave të BE-së për shkak të Brexit.

Gjashtë vjet më parë, zyrtarët kuptuan se kishte një problem serioz në sistem dhe paralajmëruan Ministrinë e Brendshme.

Zyrtarët vunë në dukje se sistemi ishte i prirë për gabime. Disa kriminelë të dënuar ishin regjistruar sikur vinin nga Oqeanin Paqësor, kur në të vërtetë ata jetonin në Wakefield, West Yorkshire.

Problemi u shkaktua nga kompjuteri kombëtar i policisë, një bazë të dhënash e përdorur nga organizatat e zbatimit të ligjit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ai operohet nga Home Office, e cila gjeneron çdo ditë skedarë të azhurnimeve më të fundit mbi dënimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore