Gatimi

Mbretëresha Elizabeth nxjerr në treg pijen me kanabis


Një pije që përmban ekstrakte marijuane është kthyer në një nga artikujt më të shitur të Queen’s Windsor Farm Shop në Berkshire.

Ky dyqan është në pronësi të Mbretereshës Elizabeth. Ajo shet produkte ne pronësinë e saj dhe nga furnizues të tjerë.

Me bazë kanabidioli kompozuar nga marijuana (CBD), pija vjen në katër aroma të ndryshme dhe është shumë e njohur në Windsor Farm Shop.

CBD-e cila është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Pas tetrahidrokanabinolit(THC), ajo është përbërësi i dytë aktiv i kanabisit. Ka një efekt qetësues tek përdoruesit dhe mendohet të japë efekt dhe kundra ankthit.

Pijet kanë dal në treg disa muaj më parë dhe kanë pasur shume shitje. Kjo dhe për arsyen se administrohet nga Mbretëresha.

Shijet e tyre janë të shumëllojshme por ato me aromë pjeshke dhe xhenxhefili janë më të preferuarat.

Produktet me CBD, janë kthyer në një trend dhe po përdoren në fusha të ndryshme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore