Lajme

Mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike


Moment nga takimi i konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

Duke filluar nga ora 11:00, këtë të premte do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo llogaritet të jetë takimi i parë i grupit punues, pas konstituimit.

Ky komision ka të drejtë dhe mund të intervistojë krerët e institucioneve, partive politike, ndërmarrjeve publike e ambasadorë kosovarë.

Gjatë mbledhjes së konstituimit, kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, i kishte kërkuar anëtarëve angazhim maksimal pasi që dinamika e punës së këtij komisioni është shumë më e madhe.

Të hënën e 16 majit u formalizua komisioni hetimor parlamentar, i cili isht votuar me me 5 maj nga Kuvendi i Kosovës.

Komision mori 93 vota për, ndërsa anëtarët e këtij komisioni do të jenë: Driton Selmanaj, kryetar, Eliza Hoxha, anëtare, Ferat Shala, zv.kryesues, Besian Mustafa, anëtar, Pal Lekaj, anëtar, Artan Abrashi, anëtar, Enver Haliti, anëtar, Jeta Stratovci, anëtare, Mimoza Kusari-Lila, anëtar, Adem Hoxha, anëtar dhe Fridon Lala, anëtar.

Çka janë komisionet parlamentare?

Komisionet parlamentare janë trupa punuese të Kuvendit përmes të cilave ushtrohet funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës.

Në bazë të nenit 77, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës emëron komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione ad hoc, që pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.

Kuvendi në fillim të mandatit zgjedhor e përcakton numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare, duke formuar komisione të përhershme dhe komisione funksionale.

Fushëveprimi i komisioneve parlamentare i përcaktuar sipas shtojcës nr. 2 të Rregullores së Kuvendit, e cila duhet të harmonizohet me vendimin e Kuvendit.

Kuvendi mund të formojë edhe komisione ad hoc, që e kanë autoritetin e komisionit funksional.

Komisioni ad hoc merret me shqyrtimin e një çështjeje të veçantë. Nëse Kuvendi e formon një komision ad hoc, në vendimin e formimit duhet të përfshihet përbërja e komisionit, që duhet të jetë në përputhje me nenin 63 të Rregullores së Kuvendit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore