Shqipëria

Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, çfarë do të ndodhë nesër në Parlament?


Mbrëmjen e 15 shtatorit në selinë blu, u mblodh Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për të diskutuar rreth seancës plenare, që do të mbahet të enjten.

Gjatë fjalimit të tyre 10 minutash në seancë, ajo çfarë do të preket nga deputetët e PD-së, do të jetë pandemia, tërmeti dhe kriminaliteti.

Tek këto të fundit, sipas përfaqësuesve të PD-së, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dështuar këto tetë vite në përballimin dhe zgjidhjen e problemit.

Ajo çfarë ata diskutuan kishte të bënte me përballjen e tyre tani e tutje me Qeverinë ‘Rama 3” – s’do të ketë më bojkotim të seancave plenare, vetëm përballje.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten e 16 shtatorit në orën 10:00, ku Rama do të prezantojë programin dhe qeverinë e re para ligjvënësve.

Në rendin e ditës do të jetë votimi i qeverisë së re, e cila u dekretua nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, më 14 shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore