Sport

“Mbledhësi i topave” të Ajaxit, godet fuqishëm me top lojtarin e Romës


Futbollisti i Romës, Riccardo Calafiori ishte goditur fuqishëm me top në gjoks nga një mbledhës i topave i klubit të Ajaxit, gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra e Romës arriti një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 1:2 në udhëtim te Ajaxi, të enjten mbrëma në takimin e parë të çerekfinales së kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Devy Klaasen për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lorenzo Pellegrini dhe Roger Ibanez.

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes, futbollistët e Romës, tentonin që të vononin ndeshjen pasi ishin duke marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Kjo gjë bëri nervoz kundërshtarët e tyre, por jo vetëm futbollistët.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur mbrojtësi i Romës, Riccardo Calafiori, gjatë një rivënie anësore, tentoi për të vonuar lojën dhe kjo gjë e nervozoi shumë një djalosh që kishte për detyrë vetëm mbledhjen e topave jashtë fushës.

Djaloshi i ri jashtë vijave të fushës pa u menduar fare, e goditi fuqishëm me top Califiorin, i cili pas goditjes mbeti i shtangur dhe kërkonte arsye në drejtim të djaloshit për këtë gjë.

Pas kësaj ngjarje të pazakontë, gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhe lojtarin për humbjen e minutave, por në fund të lojës ishte italiani i cili qeshi dhe u gëzua, pasi që ekipi i tij mori një fitore të madhe e cila mund të jetë vendimtare në kalimin tutje në gjysmëfinale të Ligës ë Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore