Shqipëria

Mbi 16 mijë qytetarë të përfshirë në Këshillimin Kombëtar


Që në ditët e para të procesit të Këshillimit Kombëtar mbi çështje me rëndësi thelbësore për vendin, janë përfshirë mbi 16 mijë qytetarë në anketime.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka zbuluar edhe shifrën e saktë të pjesëmarrësve, deri në mbrëmjen e 21 janarit.

“Me falenderimin e madh për 16 mijë e 544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”.

Kështu shkruan Rama në postim, duke vijuar thirrjen e tij për pjesëmarrje.

Ndërkohë, kryeministri nuk ka ngurruar as të vijojë të publikojë pyetje nga pyetësore.

Mundësia e plotësimit online sakaq, është vetëm një prej opsioneve. Një tjetër, është ajo e plotësimit fizik, të një formulari që do të dërgohet në shtëpitë e shqiptarëve dhe kthimi i plotësuar të tij në Kryeministri nëpërmjet postës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore