Lajme

Mbi 100 afganë largohen nga Kosova drejtë SHBA-së


Afganet gjatë largimit të tyre nga Kosova.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter se rreth 100 afganë që ishin strehuar në Kosovë tashmë janë nisur drejt SHBA-së.

“Vetëm sot në mëngjes, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë një jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në shkrimin e ambasadës në Tëitter.

Po ashtu, thuhet se gjatë vizitës së saj Montgomery falënderoi kosovarët për pritjen e përkohshme të afganëve të zhvendosur.

“Dhe ekipet e Ambasadës punojnë pa u lodhur që mysafirët afganë të jenë rehat dhe të plotësojnë kërkesat e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 16 shtator mbi 100 afganë janë nisur nga Kosova për Britaninë e Madhe.

117 afganë nisen nga Kosova për në Britaninë e Madhe

Ndërsa, më 19 shtator janë larguar edhe 51 shtetas afganë nga Kosova.

Afganët që po qëndrojnë në Kosovë janë kryesisht persona që kanë punuar në cilësi të ndryshme për ushtrinë amerikanë si dhe forcat e tjera aleate të NATO-s, që kanë operuar në Afganistan në 20 vjetët e fundit.

Për dallim nga Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, në Kosovë, afganët kanë rregulla strikte të lirisë së lëvizjes, ata nuk e kanë të lejuar të dalin nga kampet ku janë vendosur.

Afganët e parë në Kosovë

Në Kosovë të strehuar kanë qenë 683 shtetas afganë.

Ambasada britanike kishte falënderuar dhe ka thënë se i është jashtëzakonisht mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e këtyre njerëzve të cenueshëm dhe për hapin përpara për të mbështetur NATO -n në kohën e nevojës.

Grupi i parë i afganëve në Kosovë kishte arritur më 29 gusht, ku raportohej të ishte një grup prej 111 personave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore