Sport

Mbi 1.8 miliardë të shpenzuara nga skuadrat e NBA për dy ditë


Në pak orë, skuadrat e NBA shpenzuan rreth 1.8 miliardë dollarë, para të cilat shkuan në duart e tetë lojtarëve.

Sapo tregu i agjentëve të lirë u hap dhe lojtarët nën kontratë mund të merrnin dhe pranonin oferta rinovimi, paratë filluan të rrjedhin në NBA.

Njoftimet për rinovime pasuan njëra pas tjetrës, duke arritur kulmin e tyre me kontratën pesëvjeçare të Nikola Jokiç, 264 milionë dollarë, me Denver Nuggets.

Kjo është veçanërisht interesante sepse është kontrata më e madhe e nënshkruar ndonjëherë në historinë e NBA.

Por edhe marrëveshja pesëvjeçare e Bradley Beal me Wizards, prej 251 milionë dollarësh, nuk duhet të injorohet; Kontrata e Karl-Anthony Towns me Minesota Timberwolves, katër vjet dhe 224 milionë dollarë, që është e njëjtë me atë të Devin Booker me Phoenix Suns.

Kontrata e Ja Morant me Memphis Grizzlies është pesë vjet e 231 milionë dollarë, aq sa ajo e Zion Williamson me New Orleans Pelicans dhe Darius Garland me Cavaliers.

E fundit që ka kërcyer në shifrën shumëmilionëshe dhe më e ulëta, kontrata e Zach LaVine me Chicago Bulls, për pesë vjet 215 milionë dollarë.

Por është e qartë se shifra mund të vazhdojë të rritet nëse James Harden arrin një marrëveshje rinovimi me Philadelphia 76ers.

Në këtë shpenzim nuk merren parasysh disa kontrata ‘të vogla’ për të mos thënë, siç është kontrata e Jalen Brunson me Knicks, lojtari i parë që ka nënshkruar një marrëveshje që i kalon 100 milionë dollarët, pa luajtur asnjë lojë si All Star.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore