Lajme

“Mbetet të shihet nëse Scholz do të kërkojë ringjalljen e Procesit të Berlinit” – Popov kritikon Serbinë rreth “Open Balkan”


Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm në Beograd, Aleksandër Popov

Zbrazëtira rreth iniciativës rajonale të “Open Balkan” ende ekziston dhe deri diku edhe është e justifikueshme te tri shtetet tjera skeptike, ka thënë drejtori i qendrës për rajonalizëm në Beograd, Aleksandër Popov.

Një nga hallkat kryesore të problemit rreth këtij mosbesimi, tregon politologu serb, është vetë fakti se Serbia nuk ka marrëdhënie të mira me fqinj për të bashkëpunuar në atë nivel siç e proklamon rreth “Open Balkan”.

Rreth mbështetjes së komisionerit evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Popov thotë se Oliver Varheily nuk tregoi se a korrespondon “Open Balkan” me Procesin e Berlinit.

“Varheily, jo për të parën herë, tregoi pak më shumë afeksion për Serbinë, ashtu edhe siç pritet nga ai. Por ishte pritshme që ai të tregonte se si këta dy iniciativa mund të jenë komplementare me njëra-tjetrën, sepse tani kemi dy procese të tilla paralele, sepse kjo është ajo çfarë krijon konfuzion dhe mohim të vendeve të cilat pritet t’i bashkohen Open Balkan-it”, ka thënë Popov për të përditshmen serbe “Danas”.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në pah deklarimin e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar i cili tha se është i nevojshëm “integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat më të gjera evropiane të mundshme”.

“Është një lloj sinkronizmi i këtyre dyjave, në mënyrë që të zhbëhet droja se iniciativa është duke u bërë nga dy shtete që kanë sundim autoritar dhe projekte shtet-mëdha si Shqipëria e Madhe dhe Bota Serbe”, tha Aleksandër Popov.

Për këtë arsye, supozon ai, Escobar theksoi se kjo nuk është projekt politik por ekonomik.

Drejtori i qendrës për rajonalizëm konsideron se vizita e Scholz-it në Beograd, Prishtinë dhe Selanik mund të qartësojë gjërat në këtë aspekt.

“Tani është e rëndësishme të shohim nëse Scholz do të përmend ringjalljen e Procesit të Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal në mënyrë që Open Balkan të jetë i përshtatshëm me Bashkimin Evropian”.

Sa i përket deklarimeve të Kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili tha se “do të bëj çmos që BeH të anëtarësohet në Open Balkan”, Popov thotë se nuk është për t’u habitur. “Ai është njeriu i Dodikut”.

“Brenda presidencës së Bosnje-Hercegovinës, gjithmonë do të ketë dy vota kundër – votën boshnjake dhe kroate, sepse ka rezistencë ndaj projekteve shtet-mëdha, veçanërisht idenë e ‘botës serbe’, gjë në masë të madhe edhe justifikohet”, ka thënë mes tjerash Aleksandër Popov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore