Shqipëria

Mbetet në burg Elona Kalesha, futi në kurth Pashot


“Mund të kryejë vrasje të tjera. Ka jashtë burgut bashkëpunëtorë të botës së krimit. Në 2015-ën vrau çiftin Pasho me ndihmën e të paktën dy të tjerëve”.

Ka qenë ky arsyetimi që ka paraqitur gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti për Elona Kaleshën, duke pranuar masën e sigurisë të kërkuar nga prokuroria. Elona mbetet në burg.

Pezzuti përforcoi më tej vendimin e dhënë, duke shtuar se Elona mund të përsërisë krime. Madje, ai deklaroi se ajo mund edhe të vrasë sërish siç ka bërë me Pashot.

Gjyqtari ka mbështetur dhe akuzat se ajo është pjesë e botës së krimit. Jashtë burgut Elona mund të ketë bashkëpunëtorë të rrezikshëm.

Ndërkaq përsa i përket vrasjes së Shpëtim dhe Teuta Pashos, mendohet se ajo ka pasur të paktën dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Arsyeja pse Elona ka qenë e suksesshme është futja e familjes Pasho në kurth. Ajo fillimisht e çoi çiftin në apartamentin në rrugën Felice Fontana, pas ardhjes së tyre në Itali. Më pas, atë natë, ajo i vrau në gjumë dhe më pas i masakroi trupat e tyre.

Gjithashtu Elona ka vepruar dhe për të gënjyer motrat Pasho, Vitoren dhe Dorinën. Madje ajo shtyu Vitoren që të deklaronte për hetuesit se prindërit kishin fjetur në shtëpinë e saj.

Përtej gjithë akuzave, Kalesha ka edhe precedentë të tjerë. Ajo më parë është dënuar për dhunë, vjedhje, grabitje. Këto ishin disa arsye më tepër për ta lënë në burg atë.

Nuk dihen ende lidhjet që ish nusja e familjes Pasho ka me botën e krimit. Mendohet gjithsesi, se është pjesë e një bande shumë të rrezikshme.

Drejtësia italiane ndërkohë është ende në pritje të mjekësisë ligjore për të dhënë dënimin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore