Shqipëria

Mbërrin në Vlorë libraria më e madhe lundruese në botë


Logos Hope, libraria më e madhe lundruese në botë ka mbërritur në brigjet shqiptare, në bregun e Vlorës.

Kështu ka bërë me dije Porti Detar i Vlorës.

Në njoftim zbulohet se janë mbi 300 anëtarë të ekuipazhit nga më shumë se 60 kombësi të ndryshme të botës.

Ata do të jenë në Vlorë për më shumë se një muaj “për të shkëmbyer njohuri, ndihmë dhe shpresë përmes diversitetit kulturor dhe ndihmës praktike me qytetarët vlonjatë, por edhe më gjerë”.

Sakaq, akostimi i anijes Logos Hope u bë i mundur përmes bashkëpunimit të organizatës përfaqësuese gjermane dhe autoriteteve shqiptare qendrore dhe vendore, specifikisht Ministrisë së Transporteve dhe Portit Detar Vlorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore