Sport

Mbappe tha se duhet të flenë mirë për ta mposhtur Bayern-in – Neymar e kalon natën duke luajtur poker


Paris Saint-Germain u mposht me rezultat 0:1 në shtëpi nga Bayern Munich, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, foli në konferencën për media, i cili tha se rikthimi mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit, por që bashkëlojtarët e tij “duhet të hanë mirë dhe të flenë mirë për ta përmbysur rezultatin”.

Por, siç duket, kjo këshillë nga Mbappe nuk është marrë aspak në konsideratë nga shoku i tij i skuadrës, braziliani Neymar.

Një natë më vonë, braziliani u pa duke luajtur poker në një turne në “Pokerstars”.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, rreth orës 22:30, kompania e pokerit online, partnere e Neymar, publikoi disa foto të brazilianit në lojë të plotë në turneun evropian të pokerit në Paris.

“Ai u kthye për të luajtur 10 mijë euro sonte. Ai është kthyer në Hyatt Regency”, tha Daniel Riolo në After Foot.

Pas turneut të pokerit, Neymar gjithashtu u pa duke ngrënë në orët e vona në “McDonald’s”.

Kujtojmë që PSG nuk po kalon në formë të mirë, të cilët kanë pësuar tre humbje radhazi në të gjitha garat.

Ndeshjen e ardhshme ata do të përballen me skuadrën e Lille.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore