Sport

Mbappe pritet të jetë i gatshëm ndaj Bayern-it


Lajmi i fundit vjen nga Franca për skuadrën e Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fazës së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich-ut.

Mediumi francez ka raportuar se ylli francez përfundoi sot (e diele, 12 shkurt) një pjesë të seancës stërvitore me bashkëlojtarët e tij, të cilët nuk luajtën, apo luajtën pak minuta, në humbjen ndaj Monaco-s.

Kjo ishte hera e parë që Mbappe u stërvit pas dëmtimit të fundit që e pësoi me 1 shkurt në ndeshjen ndaj Montpellier-it.

Pra, rikthimi i tij ndaj Bayern-it pa dyshim që do të jetë një lajm i mirë për kampionët e Francës.

Kujtojmë që ylli francez në këtë sezon ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Ndeshja mes PSG dhe Bayern Munich do të zhvillohet të martën në ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore