Sport

Mbappe nuk rinovon me PSG-në nëse eliminohet nga Barcelona


Kylian Mbappe iu bashkua skuadrës së Paris Saint-German në vitin 2017, për një shifër prej 180 milion euro.

Fantazisti francez, synim kryesor me PSG-në ka fitimin e Champions League.

Parizienët i erdhën shumë afër këtij qëllimi sezonin e kaluar kur arritën finale, ku u mundën nga Bayern Munich.

Por, sipas Deportes Cuatro, një gazete spanjolle shumë afër Real Madrid, Kylian Mbappe nuk do vazhdojë në Paris nëse ata nuk fitojnë Champions League.

Një eliminim i mundshëm nga Barcelona, do ta largonte Mbappe-n nga PSG këtë verë, sepse PSG nuk do rrezikoj ta humbë 21 vjeçarin për shifra zero kur i skadon kontrata në 2022-shin.

Të interesuar për francezin janë Real Madrid, Liverpool e disa skuadra tjera të mëdha evropiane.

Por, siç është cekur shumë herë nga vetë futbollisti, ëndrra e tij është të vazhdojë karrierën në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore