Sport

Mbappe: Jam i lumtur dhe do të jem në Paris sezonin e ardhshëm


Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain konfirmoi se do të qëndrojë në klub, të dielën pasi ndihmoi klubin kryeqytetas të fitonte titullin e 11-të rekord francez.

Sulmuesi francez u emërua lojtari i sezonit në Ligue 1 për të katërtën herë radhazi, i vetmi lojtar që e fitoi çmimin katër herë, duke thyer rekordin që ndante me Zlatan Ibrahimovic.

“Dua të falënderoj lojtarët, stafin, të gjithë njerëzit që punojnë në hije”, tha 24-vjeçari Mbappe. “Gjithmonë kam dashur të lë gjurmë. Nuk prisja të fitoja kaq herët, por jam i lumtur që do të bëj histori në vendin tim”.

Mbappe ka një kontratë me PSG deri në vitin 2024 me një opsion për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër.

“Jam i lumtur dhe do të jem këtu sezonin e ardhshëm”, tha ai, duke mos dhënë asnjë të dhënë nëse do të qëndronte në klub deri në vitin 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore